Bora “pushton” Qafën e Llogarasë, Policia paralajmëron drejtuesit e mjeteve

Bora “pushton” Qafën e Llogarasë, Policia paralajmëron drejtuesit e mjeteve

214
0
Shares
Llogara - Foto Arkiv

Zona e Llogarasë në Vlorë është përfshirë nga reshje të dendura dëbore gjatë orëve të fundit. Policia lokale sqaron se për shkak të densitetit të lartë të dëborës në Qafën e Llogarasë, automjetet qarkullojnë me vështirësi.
Përballë një situate të tillë, Policia paralajmëron se, “Njoftojmë drejtuesit e mjeteve të cilët do të përshkojnë aksin rrugor të Qafë Llogarasë, se për shkak densitetit të lartë të rënies së reshjeve të dëborës ky aks rrugor kalohet me vështirësi nga automjetet.
Bëjmë me dije se është ndërprerë lëvizja e mjeteve të rënda (komionat dhe autobusët).
Policia Rrugore apelon qe të gjithë drejtuesit e mjeteve të pajisen e të vendosin zinxhirë kur të kalojnë në drejtim të këtij aksi rrugor.
Drejtoni mjetin me kujdes!”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY