VIDEO/ Bëni gati diplomën dhe pasaportën! Gjermania ka 772 mijë vende të...

VIDEO/ Bëni gati diplomën dhe pasaportën! Gjermania ka 772 mijë vende të lira pune, ja ç’kushte duhen plotësuar

202
0
Shares

Gjermania insiston se nuk ka vend për azilkërkues, sidomos për ata që vijnë nga zona të sigurta si vendet e Ballkanit Perëndimor. Por ekonomia më e madhe e BE-së, pranon se ka nevojë për forca pune, pasi aty ka shumë vende të lira pune, kryesisht në zonat e industrisë së rëndë.

Në një kronikë të DW sqarohet se aktualisht në Gjermani ka 772 mijë vende të lira pune. Zonat me force pune në kërkim mbeten Bavaria dhe Nurenbergu. Formimi profesional i mirë, gjuha dhe gjetja e një punëdhënësi që të të garantojë punën janë kushtet për të siguruar vizën e duhur që do t’u mundësojë largimin për në Gjermani.

“Sot në Gjermani ka 772 mijë vende të lira pune, ndërkohë që numri i vendeve të lira është shtuar në 80 mijë vetëm këtë vit. Sipas një studimi thuhet se për shkak të ndryshimeve demografike deri në vitin 2030 në Gjermani do të mungojnë 8 milionë punëtorë”, thuhet në kronikën e DW.

Gjermania ka nevojë për fuqi punëtore – cilat profesione kërko…

Gjermania ka nevojë për fuqi punëtore – cilat profesione kërkohen?

Publié par DW (Shqip) sur vendredi 15 décembre 2017

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY