FOTO/ Policia zbardh vrasjen në Shkodër, viktima u qëllua me pistoletë

FOTO/ Policia zbardh vrasjen në Shkodër, viktima u qëllua me pistoletë

144
0
Shares

Me datë 17.12.2017, rreth orës 11:10, Salla Operative është njoftuar se në rrugën që të çon tek varrezat e “Stom Golemit”, një person në një makinë,  është pa shenja jete.

Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje  ku kanë konstatuar se në mjetin tip “Benz” me targa AA 275 BF , ndodhej trupi i pajetë i shtetasit A.Sh. 32  vjeç, banues në Shkodër, i vrarë me armë zjarri nga persona akoma të paidentifikuar.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorit ndodhet në  vendin e ngjarjes ku po  vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Në vendngjarje janë gjetur dhe sekuestruar tre gëzhoja pistole. Janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve. Në mbështetje të veprimeve që po kryhen nga  D.V.P. Shkoder për kapjen e autorëve, janë edhe grupe të FNSh-së.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY