FOTO/ Telashet e shqiptarit në Greqi, pasi e liroi policia, e përplasi...

FOTO/ Telashet e shqiptarit në Greqi, pasi e liroi policia, e përplasi autobusi

64
0
Shares

Nuk kanë fund telashet për një shqiptar në Greqi, i cili u arrestua tre ditë më parë për vandalizëm.
Mbrëmjen e 13 dhjetorit, në sheshin kryesor të qytezës Nea Kios, ai u arrestua pasi theu një bankomat dhe filloi të ofendonte shtetin grek e të mburrte Shqipërinë.
Është pikërisht personi që shikoni në foto, i cili u shoqërua në komisariatin e policisë. Ai ishte në gjendje të dehur dhe e kaloi natën në qeli.
Mëngjesin e 15 dhjetorit, prokurori i çështjes dha urdhër për ta liruar dhe për ta hetuar në gjendje të lirë. Por, sapo doli nga komisariati i policisë, shqiptari u përplas nga autobusi në zonën e Agios Vasilios. Ai u plagos lehtë, megjithatë u dërgua në spital për t’u trajtuar nga mjekët. Mediat nuk e kanë bërë të ditur identitetin e tij.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY