Prangoset 15 vjeçari durrsak që shkreu armën për të vrarë një 29...

Prangoset 15 vjeçari durrsak që shkreu armën për të vrarë një 29 vjeçar

96
0
Shares

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës kanë arrestuar mesditën e sotshme shtetasin  me iniciale S.Th. 15 vjeç.. Sipas policisë i mituri në bashkëpunim me një person më të rritur, që është shpallur në kërkim, kanë tentuar të vrasin me armë një 29 vjeçar.

Njoftimi i policisë:

Shtetasi i mësipërm, më datë 04.10.2017, rreth orës 20:50,  në lagjen Nr.18, Durrës në bashkëpunim me shtetasin Gj.Sh. (shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e tij) 31 vjeç kanë tentuar të vrasin me armë zjarri shtetasit J.B. 29 vjeç, banues në Durrës dhe M.P. 23 vjeç,  banues në Durrës.

Për pasojë është plagosur në këmbë shtetasi M.P. Materialet I kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale ” Vrasja në rrethane të tjera cilësuese” në bashkëpunim e mbetur në tentativë dhe ” Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar në nenet 79/dh, 22, 25 dhe 278/ 5 të Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY