VENDIMI/ Krimet e Rënda, “burg për jetë” vrasësit të efektivit të FNSH-së

VENDIMI/ Krimet e Rënda, “burg për jetë” vrasësit të efektivit të FNSH-së

137
0
Shares
David Qosja ne gjykate

Krimet e Rënda kanë dënuar me burgim të përjetshëm David Qosen për akuzën e vrasjes së efektivit të FNSH-së Ardian Kodra në Torovicë të Lezhës, ngjarje kjo e ndodhur në shtator të vitit të kaluar.
Më se një vit pas kësaj ngjarje të rëndë, Gjykata jep dënimin maksimal për Qosen, mbrojtja e të cilit pretendoi se vuan nga probleme mendore, por ekspertiza rrëzoi këtë pretendim.
David Qose vrau me armë zjarri në shtator të vitit të kaluar efektivin e FNSH, Kodra. Forcat Speciale kishin mbërritur në Torovicë të Lezhës pasi Qose kishte qëlluar me armë në mes të fshatit duke terrorizuar banorët.
Në tentativë për arrestimin e Qoses, Kodra është qëlluar nga dy plumba të cilët i shkaktuan plagë të rënda në tru. Ai humbi jetën gjatë rrugës për në spital, ndërsa efektivët e tjerë të FNSH arritën të arrestojnë David Qosen pas pesë ore rezistencë të këtij të fundit.

Ardian Kodra, polici i vrare

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY