“Raportin për 180 policë të korruptuar ta dërgoi SHISH, Balili të dërgoi...

“Raportin për 180 policë të korruptuar ta dërgoi SHISH, Balili të dërgoi videot e orgjive”

113
0
Shares

Çështja Tahiri dhe lidhja e qeverisë me aktivitetin kriminal të Habilajve ka qenë kryefjala e diskutimeve të sotme në Kuvend, ku ish-kryeministri Berisha ka insistuar që Edi Rama t’i japë përgjigje shqiptarëve se përse e mbron ish-ministrin e Brendshëm.

Berisha edhe njëherë lëshoi akuza të forta në drejtim të kryeministrit Rama, duke thënë se ai ka pasur dijeni për Tahirin. Ai nuk la pa përmendur dhe Klemend Balilin, për të cilin tha se i ka dërguar politikanëve video me orgji nga hoteli i tij.

“A tha ky njeri që nuk kishte dijeni për Tahirin. SHIK-u, i ka dërguar raportorin me 180 policë të inkriminuar. A tha Saimir Tahiri, hapni videot e ditëlindjes dhe shikoni se si kërcen Sota si krushk i parë. Në makinë me Sotën ka qenë Saimir Tahiri. A e morët vesh që ka çuar Don Agaçion për të nxjerr dokument të falsifikuar. Dilni flisni për Balilin. Ai u ka qëlluar me grushte të gjithëve, videon e orgjive Balili ua ka dorëzuar të gjithëve”, tha Berisha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY