PËRGJIMET/ Zbulohen lidhjet e Jaeld Çelës me Moisi Habilajn dhe Orest Sotën

PËRGJIMET/ Zbulohen lidhjet e Jaeld Çelës me Moisi Habilajn dhe Orest Sotën

199
0
Shares

Në dosjen për Habilajt, prokurorët kanë arritur të zbulojnë disa biseda mes ish-Drejtorit të Policisë së Vlorës, Jaeld Çelaj, trafikantit të drogës Moisi Habilaj dhe biznesmenit Orest Sota.
Në përgjime bisedash në telefon dhe rrjete sociale ka dalë se Jaeld Çela në shumë raste kujdesej personalisht për parcelat me bimë narkotike dhe për këtë komunikonte direkt me Moisi apo Florian Habilajn.
Nga të njëjtat komunikime telefonike dhe në rrjetet sociale, ka pasur biseda të shumta të Jaeld Çelës dhe biznesmenit Orest Sota. Ky i fundit u arrestua në fillim të nëntorit pasi iu gjetën 863 mijë euro dhe dy patenta lundrimi të ish-ministrit të brendshëm Saimir Tahiri.
Dy nga personazhet e sipërpërmendur janë në burg, Orest Sota në burgjet shqiptare dhe Moisi Habilaj në burgjet italiane. Jaeld Çela është arratisur, ndërsa njeriu që i lidh të tre është Saimir Tahiri. Ky aktualisht është i lirë, por s’ka as kartë identiteti dhe as pasaportë. Lapsi.al

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY