Berisha ‘shkund’ qeverinë: Miratoni arrestimin e Saimir Tahirit që të integrohemi në...

Berisha ‘shkund’ qeverinë: Miratoni arrestimin e Saimir Tahirit që të integrohemi në BE

84
0
Shares

Kryeministri Edi Rama gjatë replikës së tij të fundit me paraardhësin e tij në detyrë, Sali Berisha, i kërkoi opozitës që të bashkëpunojë me qeverinë në dobi të shqiptarëve, pasi përpara kemi procesin e integrimit europian të vendit.

Përgjigjen për këtë ftesë ia ktheu po nga foltorja Berisha, duke thënë se nëse qeveria kërkon integrimin në Kuvend, atëherë duket ti kërkojë prokurorisë që të risjellë edhe një herë kërkesën për arrestimin e Saimir Tahirit.

“Doni integrimin, kërkojini prokurorisë të sjellë sërish kërkesën e arrestimit të Saimir Tahirit. Mos dëgjoni ambasadorët që flasin për integrimin e Shqipërisë. Mos i dëgjoni sepse ka kushte, 1, 2, 3, 4 duhet të plotësohen. Ne jemi delja më e zezë në Ballkan pas Millosheviçit. Opozita e Shqipërisë nuk është kundër integrimit, por është forca më pro BE-së”, deklaroi Berisha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY