Berisha kap mat Ramën: “Tahiri të nxori kartonin e kuq, të solli...

Berisha kap mat Ramën: “Tahiri të nxori kartonin e kuq, të solli Gazin në shtëpi që të numëroi dosjet e Olsit ndaj u ktheve 180 gradë”

189
0
Shares

Qëndrimi i Edi Ramës ndaj çështjes Tahiri, ka bërë që ish-kryeministri Berisha të shpërthejë në akuza kundër tij. Berisha ka akuzuar Ramën, duke i kujtuar raportet e SHISH për policët e lidhur me narkotrafikun, për dosjet e të cilëve tha se kryeministri i ka hedhur në kosh. Ai gjithashtu e pyeti Ramën se pse i çoi Barack Obamës në zyrë, kryetrafikantin Saimir Tahiri dhe pse ndryshoi kurs pas deklaratës së ish-ministrit tek studio e “Opinion”.

Pjesë nga fjala e Sali Berishës:

“A erdhi kërkesa nga prokuroria për të arrestuar Saimir Tahirin. A dole fillimisht e the, se në ato përgjime ishte hataja.

Por më pas ai të nxori kartonin e kuq, nga studio e Fevziut. Të solli Gazin në mesnatë, pyete Olsin. Të solli Gazin dhe të tha, mos gabo, të numëroi dosjet, Xibrakën, Olsin etj.

E pastaj ndryshove gjithçka. Nise duke më sulmuar mua, Italia është e Saliut, Franco Roberti është i Saliut.

Pastaj, pas 1 jave, doli 836 mijë euro e Tahirit, në makinën e Ores Sotës. Tani më thonë se në makinë me të ishte edhe Saimir Tahiri. Nuk foli asnjë fjalë, pse tha avokati i tij jam unë.

Por atje çoi Brahon dhe pas 1 ore i rakorduan punët.

Ke marrë 60 raporte nga SHISH për lidhjet e policëve me drogën. Çfarë bëre ti? I hodhe. E more Saimir Tahirin dhe e çove në zyrën e Barack Obamës? Pse e çove kryetrafikantin atje, pse kur e dije se kush ishte.”

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY