‘Balilët e Habilajt të kanë në grusht’, Berisha lëshon ‘bombën’: Tahiri ishte...

‘Balilët e Habilajt të kanë në grusht’, Berisha lëshon ‘bombën’: Tahiri ishte në makinë me Orest Sotën

139
0
Shares

Pas rezymesë që i bëri situatës së përmbytjeve dhe mungesës së ndihmave të shtetit për banorët në zonat ku vërshoi uji i lumit Vjosë, ish-kryeministri Berisha u ndal tek çështja Tahiri. Nga foltorja e Kuvendit, duke iu drejtuar kryeministrit Edi Rama, ai tha se qeveria po përpiqet të mbulojë me çdo kusht zullumet e Tahirit dhe të tjerëve.

Berisha gjithashtu shtoi se alibia e Orest Sotës, se nuk kishte njohje me ish-ministrin e Brendshëm bie pasi, ai ‘kërcen si krushk i parë” në lokalin e kunatit të Tahirit.

“A tha ky që nuk kisha dijeni? A i patë ju raportet e SHISH për 127 policë të lidhur me drogën. A tha Saimir Tahiri se nuk e njeh Orest Sotën. A tha ai se nuk e kishte takuar më parë. A e keni parë ju se si Orest Sota është krushku i parë në lokalin e kunatit të Tahirit Në makinë me Ores Sotën ka qenë Saimir Tahiri. E ky ka dërguar Don Agaçion në Itali. Edhe Balili i ka dorëzuar videot e orgjive tuaja në Santa ‘Quaranta’, u shpreh ish-kryeministri Sali Berisha në Kuvend”, u shpreh Berisha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY