MEDIAT ITALIANE/ “Delfinit” të Edi Ramës i ndalohet dalja jashtë Shqipërisë

MEDIAT ITALIANE/ “Delfinit” të Edi Ramës i ndalohet dalja jashtë Shqipërisë

95
0
Shares

Gjykata e Krimeve të Rënda në Tirana ka pranuar dje kërkesën e Prokurorisë për të ndaluar ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri të largohet nga vendi.
Tahiri, i konsideruar si “delfini” i kryeministrit të qendrës së majtë Edi Rama përfundoi nën hetim pasi dyshohet për bashkëpunim me një grup narkotrafikantësh shqiptarë, anëtarë të një organizate kriminale italo-shqiptare të trafikut të marijuanës, shkatërruar në tetor nga prokuroria e Catanias.
Një nga të arrestuarit në Catania për trafik marijuane, Moisi Habilaj, rezulton të jetë kushëri i ish-ministrit.
Sipas përgjimeve të kryera në Itali, ishte pikërisht Moisi Habilaj që ka përmendur emrin e Tahirit disa herë në bisedimet me anëtarët e grupit të tij. Vetë Tahiri është mbrojtur duke deklaruar se nuk ka pasur lidhje të asnjë lloji me “kushërinjtë e mi të dhjetë”.
Në tetor, prokuroria i kërkoi parlamentit autorizimin për arrestimin e Tahirit. Me votat vetëm të shumicës së majtë, kërkesa u refuzua dhe u cilësua se kishte sfond politik, që nga momenti kur, sipas shumicës, “hetuesit nuk paraqitën asnjë provë”.
Megjithatë, parlamenti autorizoi prokurorinë të kryente kontroll në banesën e ish-ministrit dhe të vendoste ndalimin e daljes nga Shqipëria, procedurë e realizuar vetëm tani.
“Kërkesa e prokurorisë dhe vendimi i Gjykatës janë qesharakë. Nuk është paraqitur asnjë element i ri që mund ta përligjë”, deklaroi Maksim Haxhia, avokat i Tahirit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY