DENONCIMI/ Rama do të heqë taksën e infrastrukturës edhe për kullat shumëkatëshe!

DENONCIMI/ Rama do të heqë taksën e infrastrukturës edhe për kullat shumëkatëshe!

108
0
Shares

Në emër të nxitjes së turizmit, qeveria shqiptare ka miratuar lehtësi të shumta për hotelet me 4 dhe 5 yje, si përjashtim nga tatim fitimi për 10 vite, heqjen e taksës së pronës dhe heqjen e taksës së infrastrukturës për hotelet me 5 yje. Lehtësitë i fitojnë hotelet që klasifikohen me status special dhe kriteret e këtij statusi miratohen dhe jepen nga Këshilli i Ministrave.
Sipas burimeve të “Zgjidhja”-s, taksa e infrastrukturës, një nga burimet më të mëdha të financimit të pushtetit lokal, pritet të hiqet jo vetëm për hotelet me 5 yje, por edhe për disa prej kullave shumëkatëshe që pritet të ndërtohen në mes të kryeqytetit, përmes manipulimeve me statusin special.
Pasi plani rregullues u hartua pa transparencë në një mënyrë të tillë që mundësonte ndërtimin e kullave aty ku vinin gishtin oligarkët e Ramës, tashmë ata nuk duan të paguajnë as taksën e infrastrukturës, që është 8% e vlerës së shitjes së ndërtesës dhe që arrin miliona euro për kullat e larta. Ata kanë shtyrë planet për ndërtimin e kullave, në pritje të lehtësive fiskale, që duan t’i fitojnë padrejtësisht.
Është ky nderi i radhës që Rama përmes mashtrimeve dhe spekulimeve po u bën miqve të tij, me të cilët po ndan gjithçka, duke filluar nga tenderët e deri te koncesionet antikombëtare.
ZGJIDHJA denoncon këtë abuzim me statusit special në fjalë i cili, në thelbin e vet dhe veç të tjerash, deformon dhe shkatërron edhe lirinë dhe barazinë e konkurrencës së operatorëve në treg.
ZGJIDHJA është thellësisht kundër kësaj padrejtësie që po u bëhet të gjithë qytetarëve shqiptarë. Ata po privohen nga të mirat e taksave që duhet të paguheshin nga oligarkët e Ramës dhe Veliajt që vetëm po shtojnë milionat në kurriz të shqiptarëve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY