Zbardhja e misterit, familjarët e ‘Grupit Kumanova’ mirëpresin Zoran Zaev në Kosovë

Zbardhja e misterit, familjarët e ‘Grupit Kumanova’ mirëpresin Zoran Zaev në Kosovë

86
0
Shares

Këshilli i Familjarëve të rastit të Kumanovës  me rastin e vizitës së kryeministrit të Maqedonisë në Kosovë, Zoran Zaev,  do ta mirëpresin duke shpresuar që ky takim ndërmjet dy liderëve kryesorë të këtyre dy shteteve, të jetë frytdhënës në ndërtimin e marrdhënieve të mirëfillta fqinjësore, në permiresimin e marredhënieve midis dy popujve. Ata shpresojnë që këto marrëdhënie të çojnë edhe tek zbardhja e rasteve të montuara kundër shqiptarëve autoktonë në tokat e tyre.

Njoftimi i Këshillit të Familjarëve të Kumanovës:

“Tashmë botërisht dihet që këta djem të njohur në Kosovë për ideale të larta kombëtare, janë keqperdorur nga politika, duke u ftuar gjoja për t’u dalë në ndihmë bashkëkombasve të tyre, e më pas dihet si rrodhën ngjarjet dramatike e tragjike, që shkaktuan pasoja të mëdha për të gjithë ne, qe u prekëm nga kjo histori.

Ne jemi jashtëzakonisht të shqetësuar për fatin e bijve tanë dhe  shpresa jonë mbeshtetet në qeverinë e re të Kosoves, faktorin ndërkombetar, si dhe ne frymen e re te politikes se tanishme në Maqedoni. Shpresojmë që të gjithë këta bashkë, do të nxjerrin në dritë gjithë këtë mister që e rrethon këtë ngjarje përmes një rigjykimi të ri”, thuhet në njoftim./Indeksonline/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY