Vasili “dhëmb për dhëmb” me Lu: “S’na duhen pazare në anglisht ose...

Vasili “dhëmb për dhëmb” me Lu: “S’na duhen pazare në anglisht ose shqip”, nuk mund të zhbëjmë Kushtetutën

113
0
Shares

LSI duket se ka nisur një betejë në distancë me ambasadorin e SHBA-ve, Donald Lu, që vjen për shkak të mbështetjes, që ky i fundit i ka dhënë zgjedhjes së një Kryeprokurori të përkohëshëm me shumicë të thjeshtë. E teksa Lu ndryshoi kurs paraditen e sotme, duke kërkuar konsensusin e palëve për zëvendësuesin e Llallës, LSI iu kundërpërgjigj sërish me kreun e grupit, Petrit Vasili.

Në një shënim të shkurtër në Facebook, Vasili shprehet se Kryeprokurori duhet të zgjidhet vetëm duke respektuar Kushtetutën. Sipas tij çdo pazar tjetër qoftë në anglisht apo shqip, e zhbën atë.

Shënimi i Petrit Vasilit:

Reforma ne drejtesi ecen perpara vetem duke zbatuar Kushtetuten dhe ligjin tashme te reformuar.

Kjo na duhet!

Kompromisi politik, që zhbën kushtetuten dhe ligjin, s’mund te jete pazari i radhes, qofte ky i bere ne shqip apo anglisht.

Ky nuk na duhet !

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY