Prangosen dy të rinj të shpallur në kërkim në Tiranë, ja emrat

Prangosen dy të rinj të shpallur në kërkim në Tiranë, ja emrat

91
0
Shares

Policia e Tiranës ka vijuar punën për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, duke ndaluar dytë tillë, njëri prej të cilëve i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet Italiane. Dy të rinjtë e ndaluar akuzohen respektivisht për vjedhje dhe trafik të lëndëve narkotike.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Seksionit të Kerkimit pranë Sektorit të Forcës së Posaçme të Operacioneve Speciale & Kerkimit, dhe shërbimet e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim kanë bërë të mundur kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim :

– Luen Guri, 39 vjeç, banues në Tiranë

I shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi autoritetet gjyqesore Italiane te Asti, kanë lëshur urdhër arresti Nr. SIEP 195/2017, datë 24.10.2017, dhe e kanë dënuar me 12 vite e 6 muaj burg për veprën penale “Trafikimi i lëndëve naroktike”, e kryer në bashkëpunim.

– Nikolin Doda, 29 vjeç, banues në Tiranë.

Gjykata e Rrethit Gjyqësorë Tiranë ka caktuar ndaj këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale të “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës, për dhënie pasurie”, në dy raste parashikuar nga neni 109/b/1 i Kodit Penal.Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY