Përgjigjia e Bashës për Lu dhe Ramën: S’ka pazare partiake, Kryeprokurori të...

Përgjigjia e Bashës për Lu dhe Ramën: S’ka pazare partiake, Kryeprokurori të zgjidhet sipas Kushtetutës , me 3/5 e votave në Kuvend

74
0
Shares

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha i është kundërpërgjigjur me anë të një postimi në Facebook thirrjes së Donald Lu dhe ftesës së Ramës për bashkëpunim e dialog për të zgjedhur Kryeprokurorin e ri. Basha edhe njëherë thekson se zëvendësuesi i Adriatik Llallës duhet të jetë i vettuar dhe të zgjidhet në bazë të Kushtetutës me 3/5 e votave në Kuvend. Lideri i opozitës ka hedhur edhe njëherë posht pazaret politike për këtë çështje, ndërsa kërkon edhe ngritjen e KLP-së.

Postimi i Lulzim Bashës:

Që Prokurori i Përgjithshëm të luftojë politikanët e korruptuar dhe të lidhur me krimin duhet që ai vetë të mos jetë i korruptuar dhe i inkriminuar. Dhe ka vetëm një mënyrë si mund të garantohet kjo gjë: ai duhet t’i nënshtrohet procesit të vetingut, siç e parashikon reforma në drejtësi e sanksionuar në Kushtetutë.

Që Prokurori i Përgjithshëm të mos jetë produkt i politikës, ai nuk mund të përzgjidhet dhe emërohet nga Edi Rama dhe Sajmir Tahiri, por nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë dhe tre të pestat e Kuvendit siç e kërkon Kushtetuta.

Reforma në drejtësi është në Kushtetutë. Nuk ka reformë në drejtësi jashtë Kushtetutës. Drejtësia arrihet pikërisht përmes zbatimit të Kushtetutës dhe jo pazareve partiake.

Ne mbeshtesim pa asnjë rezervë procesin e vetingut të çdo prokurori dhe gjyqtari. Ne kërkojmë krijimin e menjëhershëm të Këshillit të Lartë të Prokurorisë që të krijohet menjëherë SPAK dhe byroja e hetimit që do të hetojë politikanët e korruptuar dhe krimin. Ka tetë muaj që në shkelje flagrante të Kushtetutës mbahet peng krijimi i Këshillit të Lartë të Prokurorisë. Ndaj ne bëjmë thirrje që kjo situatë të zhbllokohet menjëherë, që reforma në drejtësi të zbatohet ashtu siç e parashikon Kushtetuta.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY