Gruaja ‘i bëhet hall’ Tahirit, gjenden në Whatsapp bisedat e saj me...

Gruaja ‘i bëhet hall’ Tahirit, gjenden në Whatsapp bisedat e saj me Orest Sotën për ndërhyrje në tenderat e MB

294
0
Shares

Gjykata e Krimeve të Rënda paraditen e sotme pranoi kërkesën e Prokurorisë për të bllokuar pasaportën e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, në mënyrë që atij t’i ndalohet e drejta për të lëvizur jashtë shqipërisë. Krahas pasaportës, Tahirit i është bllokuar edhe karta e identitetit, duke bërë të pamundur edhe udhëtimin e tij drejt vendeve fqinje si Maqedoni, Mali i Zi apo dhe Kosovë.  Gjykata gjithashtu urdhëroi që Tahiri të paraqitet çdo javë pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda.

Shkaku i kërkesës për detyrim paraqitje pranë Prokurorisë janë bërë disa mesazhe në aplikacione Ëhat’s app që janë gjetur në celularin e Orest Sotës. Në këto mesazhe, Orest Sota bisedon me bashkëshorten e Saimir Tahirit, ku të dy flasin për ndërhyrje në tenderat e Ministrisë së Brendëshme.

Nisur nga këto kushte, Prokuroria e Krimeve të Rënda dyshon se kemi të bëjmë me afera korruptive të ish-ministrit dhe familjarëve të tij. Ndërkohë kujtojmë se kompania e Orest Sotës, “Eco Construction & Partners” shpk, rikonstruktoi komisariatin nr.6 në Tiranë.

Kjo kompani është themeluar në vitin 2015 në Tiranë dhe tenderi me vlerë 219 mln lekë të reja si n/ kontraktor për rikonstruktuksionin e Komisariatit Nr. 6 të Policisëështë ndër të parët që ajo ka përfituar edhe pse me mungesë eksperience në fushën e ndërtimit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY