FOTO/ Ja kush është i riu që ju bë atentat sot në...

FOTO/ Ja kush është i riu që ju bë atentat sot në Orikum

123
0
Shares

I riu që iu bë atentat ditën e sotme në Orikum është Denis Brahimi, 23 vjeç.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e sotme në hyrje të Orikumit rreth orës 17:20 pranë një karburanti.
Sipas policisë, i riu ishte në rrugë kur është qëlluar nga dy persona të cilët janë larguar me shpejtësi.
I riu 23-vjeçar është plagosur në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa policia dyshon se të riun kanë tentuar ta ekzaltojnë jo thjesht ta trembin.
Në vendngjarje është gjetur një gëzhojë armë zjarri.
Janë ngritur pika të shumta kontrolli për kapjen dhe ndalimin e autorëve, të cilët Policia i ka identifikuar, por për arsye hetimi nuk bëhen të ditur të dhënat e tyre.

Njoftimi i policisë
Më datë 12. 12. 2017, rreth orës 17:20, Salla Operative është njoftuar nga një telefonatë se në hyrje të Orikumit ka të shtëna më armë zjarri.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë konstatuar se:
Në rrugë, pranë një pike karburanti në hyrje të qytetit të Orikumit, dy shtetas janë afruar dhe kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të shtetasit D. B., 23 vjeç, i cili ndodhej i qëndruar në rrugë.
Shtetasi D. B., është plagosur në këmbë por jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje është gjetur një gëzhojë armë zjarri.
Janë ngritur pika të shumta kontrolli për kapjen dhe ndalimin e autorëve, të cilët Policia i ka identifikuar, por për arsye hetimi nuk bëhen të ditur të dhënat e tyre.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY