Deklarata e fortë e Berishës: Ambasadori Lu është akuzuar për korrupsion…

Deklarata e fortë e Berishës: Ambasadori Lu është akuzuar për korrupsion…

141
0
Shares

Ish-kryeministri Sali Berisha të martën ka komentuar qëndrimin e ambasadorit amerikan Donald Lu, lidhur me kryeprokurorin e ri.
Berisha i ftuar në studion e ABC News, u shpreh se ambasadori Lu ka konflikt interesi në këtë çështje, pasi Adriatik Llalla e ka akuzuar për korrupsion.
“Llalla e ka akuzur Lu-në për korrupsion. Lu-ja duhet t’i përgjigjej për këto akuza. E ka akuzuar se më ka ardhur në zyrë dhe më ka kërkuar të ndërpresë hetimet për X çështje. Unë kam prit që zoti Lu t’i përgjigjet. Gjëja më e rëndë që ka ndodhur në 27 vite janë akuzat e kryeprokurorit për një ambasador. Derisa ambasadori nuk ka reaguar do të thotë që ka diçka”, deklaroi Berisha.
Po ashtu Berisha ka thënë se, “Është e papranueshme që ambasadori Donald Lu të jap emra për kryeprokurorin e Shqipërisë”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY