Bllokimi i pasaportës, PD: Rrethi po ngushtohet për Tahirin dhe Ramën, ja...

Bllokimi i pasaportës, PD: Rrethi po ngushtohet për Tahirin dhe Ramën, ja provat që i bëjnë fajtorë

87
0
Shares

Lidhur me vendimin e sotëm të Gjykatës së Krimeve të Rëdna për t’i bllokuar pasaportën ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, ka reaguar edhe Partia Demokratike. Në një deklaratë për shtyp nga selia blu, deputeti Enkelejd Alibeaj tha se ndalimi i Tahirit për të dalë jashtë vendit tregon se rrethi për të dhe shefin e tij, Edi Rama, po ngushtohet.

Ai ka shfrytëzuar këtë dalje për mediat për të theksuar se vendosja e drejtësisë është një çështje kohe, nëse sistemi nuk merret peng nga Edi Rama, duke shkelur kushtetutën për një Kryeprokuror të kontrolluar prej tij.

Alibeaj gjithashtu numëroi lidhjet e Tahirit me trafikun e drogës dhe provat që rëndojnë mbi të, por që njëkohësisht prekin dhe bëjnë fajtor edhe kryeministrin Edi Rama.

Deklarata e Enkelejd Alibeaj:

Prokuroria dhe Gjykata e Krimeve të Rënda dhanë një provë tjetër sot për përfshirjen e Saimir Tahirit në trafikun ndërkombëtar të drogës. Ndalimi i Saimir Tahirit për të dalë jashtë vendit është vendim i drejtë, që tregon se rrethi për Saimir Tahirin dhe shefin e tij, Edi Rama, po ngushtohet.

Çdo ditë që kalon provon:

  • Se Saimir Tahiri është pjesë e rëndësishme e dosjes së prokurorisë Antimafia të Katanias,
  • Se Saimir Tahiri ka vendosur policinë në shërbim të trafikut ndërkombëtar të drogës
  • Se Saimir Tahiri ishte mbrojtja politike e Habiljave në Tiranë.
  • Se Saimir Tahiri ishte vetë i mbrojtur nga Edi Rama, që përfitoi nga kanabizimi i vendit miliona euro për blerjen e pushtetit të tij politik.

Siç tregojnë dokumentat e publikuara në media, dhe siç ka deklaruar opozita prej më shumë se 2 vjetësh, Shërbimi Informativ Shtetëror e ka vënë në dijeni Edi Ramën dhe Saimir Tahirin për përfshirjen e 127 drejtuesve të lartë të policisë në kultivimin dhe trafikimin e kanabisit, të paktën që nga marsi i 2016-ës deri në prill të 2017-ës.

Edi Rama jo vetëm që e mohoi aktivitetin kriminal të mbjelljes së kanabisit nën mbrojtjen e policisë dhe Saimir Tahirit, por shpalli opozitën si pjesë e Frontit të së Keqes, që po hidhte baltë mbi vendin, mbi Edi Ramën dhe mbi Saimir Tahirin, ministrin e tij model të suksesit.

Tani, drejtësia po provon që Saimir Tahiri ka bërë levizje të shpeshta me grupin e tij kriminal të Habilajve, që trafikonin kanabisin nga Shqipëria në Itali. Drejtësia po provon që edhe 863 mijë eurot e gjendura në makinën e Orest Sotës, i përkasin Saimir Tahirit. Drejtësia është çështje kohe, nëse prokuroria nuk do të merret nën kontroll nga Edi Rama!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY