Bie politika e presionit për zgjedhje të njëanshme të Kryeprokurorit, Rama i...

Bie politika e presionit për zgjedhje të njëanshme të Kryeprokurorit, Rama i ‘përgjërohet’ sërish Bashës për konsensus

97
0
Shares

Pavarësisht presionit se shumica i ka e vetme votat për të zgjedhur një Kryeprokuror të Përgjithshëm të Përkohshëm, kryeministri Edi Rama duket se ndodhet mes disa zjarreve dhe nuk e sheh si zgjidhje mënjanimin e opozitës.

Ramës i mungon një zgjidhje konkrete për situatën, ndaj për këtë arsye ka ripërsëritur pak minuta më parë për të tretë herë ftesën për dialog ndaj kryedemokratit Lulzim Basha. Rama me një postim në rrjetet sociale i kërkon Bashës bashkëpunim për zgjedhjen e kryeprokurorit të ri.

Ndërsa është i çuditshëm fakti se kjo deklaratë e Ramës për bashkëpunim me opozitën, vjen edhe njëherë pas mesazhit të ambasadorit amerikan, Donald Lu.

‘LB është koha për të vënë drejtësinë mbi frikën nga drejtësia; dialogun mbi çdo mjet tjetër politik; negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në BE mbi gjithçka që na ndan në parti të ndryshme’, shprehet Edi Rama.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY