FOTO/ Hidhet shorti i 1/8-ve në Champions, 2 gjigandët iberikë në përballje...

FOTO/ Hidhet shorti i 1/8-ve në Champions, 2 gjigandët iberikë në përballje ferri, ja përplasjet e tjera …

112
0
Shares

Në Nion të Zvicrës sapo ka përfunduar hedhja e shortit për fazën e 1/8-ve në Ligën e Kampioneve. Nga përzgjedhja e goglave, skuadrat më pak të favorizuara janë ato spanjolle, ku Real Madrid do të luajnë një përballje ferri me PSG –në e Neymarit, ndërsa Barcelona do të duelojë me Çelsin e Antonio Conte.

Me fat kanë qenë dy Mançesterët dhe Bajerni, të cilët do të ndeshen me kundërshtarë relativisht të lehtë në letër. Një përballje tepër interesante do të jetë ajo mes Juventusit dhe surprizuesve anglez të Totenhem. Ndeshjet e para do te luhen ne datat 13, 14 dhe 20, 21 shkurt, ndërsa ato të kthimit ne 6, 7 dhe 13, 14 mars 2018.

PERBALLJET E 1/8-VE:

Juventus-Totenhem

Bazel-Mançester Siti

Porto- Liverpul

Sevilja- Mançester Junajtid

Real Madrid – PSG

Shakhtar – Roma

Çelsi – Barcelona

Bajern Mynih – Beshiktash

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY