Dhuna në derbin e prefekturës, arrestohen 3 futbollistë të Këlcyrës, ja emrat...

Dhuna në derbin e prefekturës, arrestohen 3 futbollistë të Këlcyrës, ja emrat …

138
0
Shares

Policia në orët e para të mëngjesit ka vendosur në pranga tre lojtarë të ekipit të futbollit të Këlcyrës. Ata janë aretsuar për shkak të dhunës që ushtruan dje mbi gjyqtarin gjatë ndeshjes Përmeti – Kërlcyra.

Njoftimi i policisë:

Godasin për shkak të detyrës gjyqtarët e ndeshjes, arrestohen në flagrancë tre lojtarë të ekipit të futbollit Këlcyra. Në datë 10.12.2017, nga specialistët e seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Përmet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

E.K,30 vjeç, banues në Përmet.

A.H, 21 vjeç, banues në Gjirokastër.

M.Xh, 21 vjeç, banues në Përmet, (të tre lojtarë të ekipit të futbollit Këlcyra), pasi në datë 10.12.2017, në stadiumin “Durim Qypi”, në Përmet , në pjesën e dytë të ndeshjes së futbollit Përmeti – Këlcyra, kanë goditur me shkelma dhe grushta gjyqtarët e kësaj ndeshje, shetasit A.P dhe A.K.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Përmet për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”, parashikuar nga neni 237 i Kodit
Penal.

NGJARJA

Në videot e mëposhtme shihet qartë moment i incidentit në ndeshjen Përmet-Këlcyrë. Ndeshja u ndërpre në minutën e 82 pas akordimit të 11 metërshit në favor të ekipit të Përmetit nga gjyqtari Albi Paco. Kjo ka ardhur si pasojë e një konfrontimi mes lojtarëve të Këlcyrës dhe arbitrit. Lojtarët e Këlcyrës i janë sulur gjyqtarit Paco duke e dhunuar. Në fushë ka nderhyrë policia duke ndalur sherrin mes skuadrave.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY