FOTO/ Nuk keni parë gjë akoma, rruga Elbasan – Tiranë do vijojë...

FOTO/ Nuk keni parë gjë akoma, rruga Elbasan – Tiranë do vijojë të jetë e bllokuar për disa ditë

329
0
Shares

Zhbllokimi i aksit rrugor Elbasan – Tiranë duket së do të kërkojë disa ditë kohë jo vetëm për heqjen e masivit të madh të gurëve të rënë por edhe për sigurimin e skarpateve për tu garantuar që rruga nuk do të jetë një rrezik për drejtuesit e mjeteve.
Në një lidhje telefonike për Ora News, drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar Afrim Qendro tha se ndërhyrja po vështirësohet edhe nga reshjet.
Në këtë mënyrë qytetarët që udhëtojnë nga Elbasani në Tiranë do të duhet të përdorin rrugën e vjetër nga Qafë Kërraba ose nëpërmjet by-passit të Rrogozhinës.
“Është bërë sigurimi me sinjalistikë të plotë për kalimin nga Tirana në Elbasan. Që në orët e para të mëngjesit kemi qenë bashkë me firmën e mirëmbajtjes dhe specialistë, jemi duke bërë një analizë se ku do të ndërhyhet, heqja e gurëve, sigurimi i ndalesës nga Elbasani për në Tiranë. Është një masiv shumë i madh që ka bllokuar pothuajse të gjithë njësinë e rrugës, është një situatë e cila do kujdes. Besoj që do të na kërkojë disa ditë. Nuk është vetëm heqja e masivëve të mëdha të gurëve që kanë rënë por janë dhe masat që do të merren pas heqjes së tyre për të siguruar që skarpata do të jetë në rregull dhe të mos kemi më rënie gurësh dhe trafiku të jetë normal dhe të mos cënohet jeta e përdoruesve të rrugës”, shprehet Qendro.

Ndërhyrja vështirësohet nga reshjet
“Pothuajse gjatë gjithë ditës ka pasur reshje, është situatë goxha e vështirë. I kemi të përqendruar të gjitha mjetet e nevojshme. Po presim. Nesër që në orët e para të mëngjesit përsëri do të fillojmë të punojmë, është goxha e vështirë por e rëndësishme është që të kemi të siguruar lëvizjen e mjeteve. U kërkojmë ndjesë qytetarëve që udhëtojnë nga Elbasani drejt Tiranës. Duhet të përdorin rrugën e vjetër nga Qafë Kërraba ose nëpërmjet by-passit të Rrogozhinës, këto lloj situatash në rrugë kërkojnë pak durim. Jemi të angazhuar për ti dhënë një zgjidhje sa më të shpejtë situatës”.

Shkaqet dhe përgjegjësitë për shembjen
“Me rëndësi është të zgjidhim situatën e krijuar dhe pastaj do të bëjmë dhe një analizë se cilat kanë qenë shkaqet, arsyet dhe pastaj do të dalim dhe me konkluzione dhe detyra. Ndodhin gjëra të tilla në rrugë por problemi në këtë rast është se kemi një rrugë që nuk ka shumë kohë që është marrë në dorëzim.Është rrugë e re”.

Auditi i ARRSH për rrugën Tiranë-Elbasan
“Është në proces auditi por presim të përfundojë dhe të marrim rezultatet. Do tu vëmë në dijeni dhe juve për rezultatet”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY