VIDEO/ “Ndryshimi do të vijë shpejt”, Basha thirrje të fortë rinisë: Mos...

VIDEO/ “Ndryshimi do të vijë shpejt”, Basha thirrje të fortë rinisë: Mos zgjidhni largimin, por ngrihuni dhe luftoni ta ndryshojmë Shqipërinë

72
0
Shares

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte i pranishëm në aktivitetin e organizuar nga FRPD në Qytetin Studenti për të përkujtuar 27-Vjetorin e ‘Lëvizjes Studentore’ që rrëzoi komunizmin. Me keqardhje Basha u shpreh se shumë gjëra, të cilat i ëndërronin dhjetoristët u vonuan dhe ishin shumë më të vështira për t’u relalizuar.

Por sipas tij nëse shqiptarët sot do të kthejnë kokën pas e të reflektojnë, do të arrijnë të gjejnë forcën e kurajon për të luftuar për idealet e Azem Hajdarit dhe mijëra studentëve të tjerë që mposhtën frikën nga dhuna dhe terrori i diktaturës. Kreu i opozitës theksoi se Shqipëria ka sot më shumë se kurrë nevojë për vlerat demokratike.

Basha bëri një apel të fortë për rininë shqiptare duke i kërkuar që të mos braktisin vendin, pavarësisht problemeve, por të qëndrojnë e të luftojnë për ta ndryshuar Shqipërinë. “Sytë e shqiptarëve janë nga ju, rinia shqiptare. Rinia e çiltër dhe e panjollosur do ta marrë në dorë këtë mision. Kini besim në forcën tuaj dhe ju bëj thirrje të mos zgjidhni largimin, por zgjidhni përpjekjen dhe përballjen. Ngrihuni dhe luftoni ta ndryshojmë Shqipërinë. Partia Demokratike do të jetë përherë me ju dhe ndryshimi do të vijë shpejt”, theksoi Basha.

Pjesë nga fjala e Lulzim Bashës:

8 dhjetori 1990 ishte dita kur triumfoi kurajo mbi frikën. Nga kurajo e studentëve të dhjetorit dhe liderit të tyre Azem Hajdari shqiptarët rigjetën lirinë e tyre. Lëvizja e dhjetorit nisi si refuzim i studentëve për t’u trajtuar si turmë e nënshtruar. Ata kërkuan dinjitet dhe respekt për vlerat njerëzore. Kjo kërkesë për dinjitet çoi natyrshëm në kërkesë për liri politike e për pluralizëm.  Studentët e dhjetorit u ngritën kundër sundimit të injorancës dhe errësirës.

Atje ku nuk ka liri dhe ku nuk ka konkurencë në krye dalin përherë injorantët. Këta studentë brohoritën me fjalët e ndaluara të Fishtës e Konicës. Ata shembën murin e injorancës dhe izolimit mendor që kishte ngritur diktatura. 8 dhjetori mund të quhet pa frikë dita e parë europiane e Shqipërisë pas gjysmë shekulli endje drejt humbëtirës së Lindjes, sepse shqiptarët u ribashkuan me Europën.

Nëse dikush do t’iu thoshte studentëve të dhjetorit se edhe pas 27 viteve do të vazhdonim të ishim një nga vendet më të izoluara në Europë, do të mendonin se po talleshim. Sot pas 27 vitesh nga rënia e sistemit komunist fatkeqësisht kjo është gjendja. Shqipëria sot është e prapambetur, njëjtë si vendet e Afrikës dhe Azisë. Në vend që të luftojmë për zgjidhje dhe politika efektive, luftojmë për të larguar nga Parlamenti kriminelë e banditë.

Sot dhuna nuk ushtrohet në emër të ideologjisë, por në emër të krimit të bërë njësh me politikën. Sërish qëllimi kryesor i shqiptarëve është të ikin, fatkeqësisht nga dëshpërimi se ky vend mund të mos bëhet kurrë. Sot në këtë përvjetor të rëndësishëm, në praninë e kësaj salle jetike për betejat e lirisë që kemi bërë e do të bëjmë së bashku, ftoj të gjithë rininë shqiptare të kthejnë sytë nga dhjetori e të reflektojnë.

Bashkimi me njëri-tjetrin mposhti frikën dhe solli kurajon. Nëse do të bëjmë të njëjtën gjë ne brezi i sotëm, Shqipëria do të ecë përpara. Sot Shqipëria ka më shumë se kurrë nevojë për atë forcë e kuarjo të dhjetoristëve, që t’i kthehemi vlerave të lirisë dhe vlerave të Europës.

8 dhjetori ishte dita kur Shqipëria u ritakua me Europën, kur shqiptarët u rikthyen tek vlerat europiane. Prandaj 8 dhjetori mund të quhet pa frikë dita e parë europiane në Shqipëri pas një gjysëm shekulli endje nëpër humbëtirat e Lindjes.

Publié par Lulzim Basha sur vendredi 8 décembre 2017

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY