VIDEO/ I ikën truri Ramës, ofendon të rinjtë që e fishkëllejnë në...

VIDEO/ I ikën truri Ramës, ofendon të rinjtë që e fishkëllejnë në takim: O bilbil me gjyslyke jepi fund se…

399
0
Shares

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur një fjalë përshëndetëse në aktivitetin e titulluar ‘Panairi i Parë kombëtar i Sporteve të Aventurës’. Rama i mësuar me puthje dore dhe nderime në takimet e mëparshme me qytetarët, është acaruar tej mase nga pritja me protesta që i bën të rinjtë, të cilët e fishkëllyen gjatë gjithë fjalimit.

Kryeministri nuk mundi të përmbante inatin e shpërtheu madje edhe në fyerje kundër të rinjve, të zakonshme tashmë për të, pasi i ka bërë refren për gazetarët. Pjesën e parë të fjalimit Rama ja dedikoi pikërisht atyre që e fishkëllyen, duke i etiketuar si bilbila pylli.

“Kam një sugjerim këtu për disa djem që fishkëllejnë nga kënaqësia. Këtu afër është pylli, mund të shkoni të hipni nëpër pemë dhe të fishkëlleni ndërkohë të tjerët, shumica dërrmuese që kanë ardhur këtu për të dëgjuar të dëgjojnë. Dakord bilbila, ja ku e keni pyllin, ju 10 bilbila që jeni këtu, që fishkëlleni nga kënaqësia, dilni në pyll, hipni nëpër pemë e fishkëlleni, sepse këtu jemi natyrisht për turizmin e aventurës, por jemi në një ditë të shenuar që është dita e Rinisë”, tha Rama.

Por për “t’ia nxjerrë” fare mendjen kryeministrit e për të bërë që të humbas qetësinë, fishkëllimat vazhduan edhe gjatë kohës që ai fliste. Rama ndërpreu sërish fjalën dhe i krahasoi sërish me shpendët, ata që e fishkëllenin duke i kërkuar të shkojnë në pyll.

“Më duket e padrejtë që ndërkohë, që disa bilbila vazhdojnë dhe fishkëllejnë, e përsëris nuk jemi në pyll këtu, pylli është afër. Dakord? Unë nuk hyj te ata që dorëzohen. Ti me gjyslyke që të shof atje, që ke gjithë kohës me gishta në fyt është shumë mirë që t’i japësh fund këngës së fytit ose të shkosh në pyll”, u shpreh Rama i irrituar.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/10155376187216523/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY