‘Gëzuar 8 dhjetorin!’, mesazhi i Bashës: Shqipëria ka nevojë për forcën e...

‘Gëzuar 8 dhjetorin!’, mesazhi i Bashës: Shqipëria ka nevojë për forcën e Studentëve të Dhjetorit që të mposhtë të keqen

232
0
Shares

Kryetari i Partisë Demokratike e ka përkujtuar 27-Vjetorin e “Lëvizjes Studentore” me anë të një postimi në rrjetet sociale, ku shprehet se kur të rinjtë bëhen bashkë, ata ndryshojnë botën.

8 dhjetori 1990 është një ditë e madhe,- thotë Basha, jo vetëm sepse atë ditë u rrëzua diktatura, por edhe sepse ajo tregoi forcën e njerëzve të bashkuar për liri dhe dinjitet njerëzor.

Në vijim ai ka një mesazh të fortë për të gjithë shqiptarët e kryesisht të rinjtë. Sipas Bashës vendi ka nevojë më shumë se kurrë për forcën që treguan studentët e 8 dhjetorit, në mënyrë që të ecet përpara në betejën për demokraci.

“Kur ne të gjithë bëhemi bashkë, nuk ka regjim që na ndal. Sot Shqipëria ka nevojë më shumë se kurrë për atë forcë, atë idealizëm, atë kurajë kundër të keqes. Partia Demokratike, e cila lindi bashkë me lirinë politike në dhjetor 1990, do të jetë përherë në ballë të përpjekjeve për liri e demokraci. Gëzuar 8 dhjetorin!”, shkruan Basha në Facebook.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY