Fier, përmbytjet ndotin ujin e pijshëm, 110 mijë banorë ende nuk furnizohen

Fier, përmbytjet ndotin ujin e pijshëm, 110 mijë banorë ende nuk furnizohen

232
0
Shares

Rreth 110 mijë banorë të Bashkisë së Fierit, prej të shtunës së kaluar kur stacioni i pompimit të ujit në Kafaraj u përmbyt nga Vjosa, vazhdojnë të mos kenë ujë të pijshëm.
Uji që rrjedh në rubineta ndalohet të përdoret për tu pirë, por mund të shërbejë vetëm për përdorim komunal.
“Vazhdon të jetë për përdorim komunal për vetë faktin se duhet të dalin analizat mikrobike që ne të dalim e të themi që uji është higjienikisht i pastër”, shprehet Anila Moçi, shefja e sektorit të Epidemiologjisë pranë Drejtorisë Rajonale të Shëndetit Publik.
Të hënën pritet që banorët e Fierit të mësojnë se nëse uji me të cilin furnizohen mund të konsumohet, kohë gjatë së cilës shefja e sektorit të Epidemiologjisë pranë Drejtorisë rajonale të Shëndetit Publik apelon banorët dhe administratorët e pallateve të pastrojnë dhe higjienizojnë depozitat.
“Nga e hëna e javës tjetër ne dalim me parametrat mikrobiologjikë dhe fiziokimikë të ujit të pijshëm të Fierit. Të gjithë administratorët të ngrenë zërin për pastrimin e bulierëve individual dhe të bodrumeve të pallateve, në të cilat kanë të vendosura pompat e ujit”, shton Anila Moçi.
Rrjeti ujësjellës i Fierit u ndot pasi vërshimit të Vjosës që përmbyti zonën e Frakullës dhe Kafarajt ku ndodhen pompat kryesore.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY