VIDEO/ Besnik Çapja, i super kërkuar nga Interpoli për kokainë arrestohet ‘duke...

VIDEO/ Besnik Çapja, i super kërkuar nga Interpoli për kokainë arrestohet ‘duke vendosur skedina’

421
0
Shares

Ditën e djeshme në qytetin e Elbasanit është arrestuar i shumë kërkuari i Interpolit, Besnik Çapja, i cili akuzohet për trafik të sasive të mëdha të kokainës në Itali. Në aksionin për kapejn  e tij kanë marrë pjesë efektivë të Policisë së Elbasanit, Interpol Tirana dhe FNSH-së. Besnik Çapja njihet si personi me tre emra, ndërsa ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma që nga viti 2011 si anëtar i një organizate kriminale, dhe për këtë arsye do të ekstradohet për në Itali.

“40-vjeçari Besnik Çapja, lindur dhe banues në Elbasan, rezultonte me tre emra, edhe si Besnik Bylyku, edhe si Kliton Prifti. Kapja e tij, pasi ai mbahej nën vëzhgim nga Policia, u bë në një pikë llotosporti në rrugën “Rinia”, në lagjen “Visarion Xhuvani” Elbasan. Besnik Çapja, më datë 28 nëntor 2017  ishte shpallur  në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma, Itali. Autoritetet Gjyqësore në Torino,  me vendim nr. SIEP 431/2017, datë 1.06.2017, e kishin dënuar me 6 vjet e 4 muaj burgim për “Pjesëmarrje në organizatë kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike” gjatë periudhës 1.06.2011 deri në 16.11.2011 në Torino, Santena,  ku ai rezultonte anëtari i një organizate kriminale për trafikimin e sasive të mëdha të drogës të llojit kokainë”, thuhet në njoftimin e policisë.

ElbasanSpecialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me Interpol Tirana dhe FNSH-në, kanë kapur dhe ndaluar një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar.Kapet dhe ndalohet me qëllim ekstradimi drejt Italisë shtetasi:B.Ç, (alias B.B, K.P) 40 vjeç, lindur në Elbasan dhe banues në Elbasan.Kapja e këtij shtetasi i cili mbahej nën vëzhgim nga Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në D.V.P.Elbasan, u bë në një pikë lloto – sporti në rrugën "Rinia", në lagjen "Visarion Xhuvani" Elbasan.Ky shtetas më datë 28.11.2017, ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, nga Interpol Roma, Itali, pasi:Autoritetet Gjyqësore në Torino, Itali, me vendim nr. SIEP 431/2017, datë 01.06.2017 e kanë dënuar me 6 vjet e 4 muaj burgim, për kryerjen e veprës penale të “Pjesëmarrjes në Organizatë kriminale me qëllim trafikimin e lëndëve narkotike”, parashikuar nga nenet 110 të Kodit Penal Italian dhe neni 73 i ligjit 309/1990.Gjatë periudhës 01.06.2011 deri në 16.11.2011, në Torino, Santena, ky shtetas ka qenë në cilësinë e anëtarit të organizatës kriminale me qëllim trafikimin e sasive të mëdha të drogës, të llojit Kokainë.

Publié par Policia e Shtetit sur jeudi 7 décembre 2017

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY