VIDEO/ BB: Shqipërisë i duhen 60 vjet që të arrijë të ardhurat...

VIDEO/ BB: Shqipërisë i duhen 60 vjet që të arrijë të ardhurat e BE

88
0
Shares
Foto Ilustruese

Vendet e Ballkanit Perëndimor përfshirë edhe Shqipërinë do të duan edhe gjashtë dekada të tjera që niveli i të ardhurave të kapë nivelin e BE-së. Një studim i Bankës Botërore tregon se kjo situatë mund të ndryshojë vetëm nëse do të ketë një rritje ekonomike më të lartë për rajonin i cili duhet të kalojë 5%. Kristalina Georgieva, Drejtore e Përgjithshme Ekzekutive e Bankës Botërore tha se një rritje më e lartë ekonomike do të kërkonte integrim rajonal më të gjerë dhe përmirësim të klimës së biznesit për të nxitur investime në sektorin privat dhe rritjen e punësimit.
“Është e rëndësishme që liderët e Ballkanit Perëndimor të punojnë së bashku për të përshpejtuar bashkëpunimin ekonomik mes tyre në transport, tregti dhe korridoret ndërlidhëse me synim rritjen e biznesit. “Ne jemi të angazhuar për mbështetjen e secilit vend në arritjen e objektivave të tyre – sikurse edhe lidhjen më gjerë të rajonit me tregun e BE-së dhe atë global”, shprehet Kristalina Georgieva.
Për të ndihmuar në përmirësimin ekonomik të vendeve të Balkanit Perëndimor Banka Botërore do të investojë 150 milionë dollarë për infrastrukturën dhe tregtinë.
Projekti për lehtësimin e tregtisë dhe transportit synon përmirësimin e pikave të kalimit kufitar, efikasitetit të shërbimeve të logjistikës dhe futjen e teknologjisë inteligjente në transportin e mallrave dhe pasagjerëve duke përshpejtuar proceset në pikat doganore.
“Qytetarët e vendeve të Ballkanit Perëndimor do të përfitojnë nga një kosto më e ulët e transportit dhe zgjerimi i tregtisë si rezultat i projektit prej 150 milion $ të Lehtësimit të tregtisë dhe transportit”, tha Kristalina Georgieva.
Mbështetja e Bankës Botërore për Ballkanin u bë e ditur gjatë një konference të nivelit të lartë ku merrnin pjese kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, presidenti i Kosovës Hashim, kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev , kryeministrja e Serbisë si dhe presidenti i Malit të Zi.
Për këtë vit, Banka Botërore parashikon një rritje ekonomike rajonale prej 2.6% dhe 3.6% për 2019.
Banka Botërore po investon aktualisht për përmirësimin e korridoreve të transportit në të gjithë rajonin e Ballkanit.
Ajo po punon për të mbyllur disa boshllëqe në Korridorin 8 në Maqedoni dhe Korridorin 10 në Serbi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY