Të rinjtë çahen me thika në një lokal në Vlorë, 2 të...

Të rinjtë çahen me thika në një lokal në Vlorë, 2 të plagosur e 1 i arrestuar, ja emrat

94
0
Shares

Sherret mes të rinjve janë bërë të zakonshme në vendin tonë e shpeshherë ato përfundojnë edhe me viktima. Një ngjarje e tillë ka ndodhur sot në qytetin e Vlorës, ku nga përplasja midis disa të rinjve ka mbetur i plagosur rëndë me thikë njëri prej tyre.

Policia bën me dije se Antonio Veizaj, 25 vjeç, i arrestuar tashmë nga policia, ka plagosur me thikë dy të tjerë, K. I., dhe I. I., ku ky i fundit ka mbetur i dëmtuar rëndë.Konflikti ka nisur në afërsi të një lokali në lagjen “Pavarësia” për motive banale, fillimisht me fjalë e më pas me konfrontim fizik, ku Veizaj ka përdorur thikën.

Njoftimi i policisë:

Arrestohet një 25 vjeçar pasi gjatë një konflikti ka plagosur rëndë me thikë një tjetër shtetas ! Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Jetës dhe Shëndetit në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë kanë arrestuar në flagrancë shtetasin : Antonio Veizaj, 25 vjeç, banues në Vlorë.

Shtetasi i mësipërm në afërsi të një lokal-bar në lagjen ”Pavarsia” është konfliktuar për motive të dobëta, me fjalë dhe fizikisht duke përdorur mjete prerëse (thikë), me shtetasit K.I., dhe I.I.,  ku ky i fundit ka mbetur i dëmtuar rëndë.

Dëmtime të lehta ka marrë edhe vet shtetasi Antonio.V., dhe shtetasi K.I.. Materialet hetimore në ngarkim të tij iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje”, parashikuar nga neni 88 i Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY