LSI reagon ashpër: Shorti për KED ishte një skandal në kundërshtim me...

LSI reagon ashpër: Shorti për KED ishte një skandal në kundërshtim me Kushtetutën

55
0
Shares

Paraditen e sotme në ambientet e Kuvendit u hodh shorti për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi, por në një postim në Facebook, nënkryetari i LSI, Luan Rama e ka ciëlsuar procedurën një Skandal. Ai thekson se reforma në drejtësi është kompromentuar, pasi mes të zgjedhurve ka ‘përfaqësues’ të denjë të korrupsionit.

Kujtojmë se LSI vendosi ta bojkotojë sot procedurën e hedhjes së shortit për zgjedhjen e anëtarëve të KED dhe i pranishëm në sallë ishte për pak minuta vetëm ish-ministri i Drejtësisë, Nasip Naço, që theksoi se mazhoranca po merr peng sistemin.

Postimi i Luan Ramës:

Shorti për zgjedhjen e Këshillit  të Emërimeve në Drejtësi  (KED) – SKANDAL: Në kundërshtim me Kushtetutën, në kundërshtim me parimet e reformës në drejtësi, në kundërshtim me kriteret që parashikon ligji! Do të duhej të zgjidheshin më të mirët mes më të mirëve, por duke mos respektuar kriteret që parashikon ligji, në mes të zgjedhurve, ka edhe nga ata që janë shembëlltyrë e korrupsionit, e injorancës dhe e paaftësisë! Reforma në Drejtësi e kompromentuar!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY