Kosova bëhet “mollë sherri” për SHBA dhe Rusinë, ja përplasja më e...

Kosova bëhet “mollë sherri” për SHBA dhe Rusinë, ja përplasja më e fundit në Kanada

64
0
Shares

Ambasada Ruse në Kanada ka reaguar pas vizitës se presidentit të Kosovës Hashim Thaçi në Kanada, me një njoftim ku thuhet se, “Pas vizitës së fundit të Z. Thaçit në Ottaëa dhe komenteve të tij anti-ruse për median kanadeze, ne do të dëshironim të shfrytëzojmë rastin për t’i kujtuar të gjithëve se Kosova është Serbi”.

Por i menjëhershëm ka qenë reagim amerikan, përmes një deklarate të Komiteti i Punëve të Jashtme të Kongresit amerikan, që ka theksuar se, “Ne do të dëshironim të shfrytëzojmë këtë mundësi për t’i kujtuar të gjithëve se Kosova është e pavarur dhe Krimea është Ukrainë.

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, në kuadër të qëndrimit në Kanada, vizitoi bazën ushtarake të forcave kanadeze “Halifax” në të cilën në vitin 1999 janë pritur qindra refugjatë kosovarë, disa nga të cilët i takoi Presidenti Thaçi./faktor.al/

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY