FOTO/ Kryemadhi takime me përfaqësues të DASH: SHBA të ndalin marrjen peng...

FOTO/ Kryemadhi takime me përfaqësues të DASH: SHBA të ndalin marrjen peng të drejtësisë nga Edi Rama

48
0
Shares

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ndodhet prej disa ditësh në Uashington, ku po zhvillon takime të nivelit të lartë. Ditën e sotme ajo ka takuar përfaqësues të Departamentit Amerikan të Shtetit dhe Byrosë për Zbatimin e Ligjit dhe Luftën kundër Narkotivëve(INL).

Në takimin me Zv. Drejtorin për Europën dhe Euro-Azinë Don Stolëorthy dhe Zyrtaren për Çështjet Ndërkombëtare Stepahnie Larsen, trafiku i drogës ishte problemi kyç i cili u diskutua gjerësisht pasi është një çështje kritike për Shqipërinë. Është diskutuar gjithashtu edhe qëndrimi refraktar i mazhorancës për çështjen Tahiri si dhe sasitë e mëdha të drogës të cilat po kapen në vazhdimësi, veçanërisht nga vendet fqinje si Italia dhe Greqia.

Kryemadhi u shprehu autoriteteve Amerikane mbështetjen e plotë të LSI-së për reformën në drejtësi. Ajo nënvizoi domosdoshmërinë që kjo reformë të zbatohet në përputhje të plotë me Kushtetutën dhe paketën e ligjeve të miratuara si dhe ngriti shqetësimin për përpjekjet e mazhorancës për të devijuar reformën, për te mos respektuar kushtetutën e reformuar dhe ligjet dhe veprimet për të kapur drejtësinë.

Ajo vendosi theksin tek vullneti i plotë i LSI për të bërë çdo përpjekje që të pengohen veprimet e mazhorancës që devijojnë nga kjo reformë e mbështetur fort nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Gjithashtu kërkoi nga autoritetet amerikane që ata të monitorojnë nga afër këto përpjekje negative dhe të ushtrojnë autoritetin e tyre që keto veprime të mazhorancës të ndalen menjëherë, pasi reforma nuk mund të jetë pronë e asnjë partie por një domosdoshmëri për popullin shqiptar.

Kryemadhi ngriti gjithashtu shqetësimin për veprimet që lidhen me Këshillin e Emërimeve në Drejtësi dhe zgjedhjen e Kryeprokurorit të ri të Përgjithshëm.

Autoritetet Amerikane shprehën gatishmërinë e plotë për të mbështetur zbatimin e reformës pa asnjë devijim dhe ne përputhje me frymën e saj për të reformuar sistemin e drejtësisë.

Gjithashtu ata konfirmuan vëmendjen maksimale të SHBA-së në monitorimin dhe luftimin e trafiqeve të drogës, sidomos të drogave të rënda si dhe luftën frontale ndaj krimit të organizuar dhe elementet terroriste të lidhura me të.

Ata falënderuan Kryemadhin për ekspozenë e gjerë dhe objektive që ajo u beri problemeve që përballet Shqipëria dhe konfirmuan gatishmërinë për bashkëpunim të mëtejshëm për këto probleme.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY