Përmbytjet shkaktojnë përplasje te Komisioni i Ekonomisë, debat Tabaku-Ahmetaj, përfshihet edhe Braçe…

Përmbytjet shkaktojnë përplasje te Komisioni i Ekonomisë, debat Tabaku-Ahmetaj, përfshihet edhe Braçe…

110
0
Shares

Mbledhja e sotme e Komisionit të Ekonomisë është përfshirë nga debate të ashpra. Deputetja e PD-së, Jorida Tabaku i ka kërkuar ministrit Arben Ahmetaj të shpejgojë për shqiptarët se çfarë do të ndodhë me verifikimin e përmbytjeve. Ndërkohë ministri tha se së shpejti nis  faza e verifikimit. Ndërsa nga ana tjetër replikoi kryetari i komisionit, Erion Braçe, i cili akuzoi PD se për 2 vite rresht përmbytën Shkodrën.

Debati në Komisionin e Ekonomisë:

Tabaku:  Çfarë do ndodhë me zonat e përmbytura dhe verifikimin? Sa është paguar në vitin 2015?

Ahmetaj: Zonat e përmbytura po verifikohen. Për pyetjen e parë zonja Tabaku jemi të mirëkuptuar që ky është një proces fare i thjeshtë buxhetimi. Përsa i përket 2015 shumica e kompensimit është paguar. Nuk kemi vlerësim dëmesh akoma, ka katër faza ne jemi të e tretë shumë shpejt do të fillojë vlerësimi.

Tabaku: Nuk e thatë sa është paguar në 2015?

Ahmetaj: Nuk e mbaj mend tamam, por është 5 milionë euro.

Braçe: E mbytët Shkodrën 2 vjet rresht, u kthye Shkodra në liqen.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY