FOTO/ Të gatuash për mbretëreshën e Anglisë, e ka bërë ky kuzhinier...

FOTO/ Të gatuash për mbretëreshën e Anglisë, e ka bërë ky kuzhinier shqiptar…

153
0
Shares

Mbretëresha e Britanisë së Madhe është një nga njerëzit më të pushtetshëm në botë dhe të gjendesh në shërbim të saj, për të gjithë është eksperiencë e paharrueshme. Kështu e ka përshkruar edhe kuzhinieri shqiptar Ismet Shehu ditën kur ai gatoi për mbretëreshën Elizabeth. Në studion e emisionit ‘Opinion’, Shehu rrëfeu se ka gatuar për të në vitet 2009-2010 kur ai ishte student në Londër dhe ishte përzgjedhur si studenti më i mirë.

Fevziu: Ç’deshe ti me Mbretëreshën?

Shehu: Fati.

Fevziu: Pse?

Shehu: Sepse më zgjodhën studentin më të mirë edhe shkova, për të gatuar.

Fevziu: Ti studioje në Londër?

Shehu: Po kam mbaruar universitetin Ëeston University, kam mbaruar bachelor për tre vite për kuzhinë. Kam bërë shkollë për çdo gjë, për menaxhim dhe për restorant për kuzhinë.

Fevziu: Çfarë i bëre Mbretëreshës?

Shehu: Ka qenë e gjitha me Peshk, gatimi ka qenë i gjithë me peshk. Unë isha student, por shefi i madh ishte profesor në Londër. Bëhet fjalë për vitet 2009-2010.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY