E çuditshme, shqiptarja: As vetë nuk e di si përfundova në Berlin,...

E çuditshme, shqiptarja: As vetë nuk e di si përfundova në Berlin, isha nisur për Prishtinë

62
0
Shares

“Policia Federale e Gjermanisë ka ndaluar një 27 vjeçare të dyshuar për qëndrim ilegal në Aeroportin e Mynihut”, shkruan merkur.de. Gjatë kontrollimit të pasaportës me rastin e fluturimit në drejtim të Prishtinës, zyrtarët zbuluan se ajo kishte me vete pasaportë dhe vizë legale, por vizës i kishte kaluar afati dhe nuk vlente për Zonën e Shengenit.

Ajo u morr në pyetje nga autoritetet dhe deklaroi se nuk ka shkelur ligjin, por i ka ndodhur një ngjarje e pakëndshme. Pas vizitës turistike te xhaxhai në Kroaci, kosovarja ka hipur gabimisht në një autobus tjetër dhe jo në atë që do ta çonte në Prishtinë, siç kishte planifkuar. Kështu, autobusi “i gabuar” e ka sjellë atë në anën krejtësisht të kundërt, në Berlin.

E ndodhur në këtë qytet, ajo thotë se ka jetuar disa ditë rrugëve. “Por çuditërisht 27 vjeçarja nuk ka dhënë përgjigje se si ka mundur të siguronte biletën e aeroplanit dhe përse një hotel në Hanover e ka vërtetuar qëndrimin pesë ditësh të saj në atë qytet”, transmeton albinfo.ch. Për këtë arsye Policia Federale ka inicuar ndaj saj një procedurë penale, i ka marrë 100 euro si garanci dhe e ka kthyer në shtëpi në Kosovë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY