DETAJE/ Nënkomisari i arrestuar i Fierit shpëtoi nga vrasja Renato Avdulin, miqësi...

DETAJE/ Nënkomisari i arrestuar i Fierit shpëtoi nga vrasja Renato Avdulin, miqësi e fortë me ish-policin e shpallur në kërkim

386
0
Shares
Renaldo Avduli

Mbrëmjen e djeshme u arrestua Festim Lelaj, nënkomisari i Fierit, i cili akuzohet si personi që ka organizuar trafikimin e 2.5 tonë drogë nga Shqipëria në drejtim të Italisë. Sipas prokurorisë, ai ka qënë pjesë e një zinxhiri policor që janë implikuar me grupet e trafikut të drogës në Vlorë. Gjithashtu bëhet me dije se Lelaj ka njohje të afërt me Renaldo Avduli, polici i Vlorës i shpallur në kërkim për “Trafik të narkotikëve”.

Prokuroria ka dyshime të forta se nënkomisari Lelaj ka lidhje me grupet kriminale që kultivonin lëndën narkotike në zonën e Treblovës dhe Vezhdanishtit. Në një vendim të Gjykatës së Lartë që disponon “Shqiptarja.com” vërtetohet shoqëria mes dy policëve Renaldo Avduli dhe Festim Lelaj. Në këtë vendim,të datës 15 shtator 2014 thuhet se Renaldo Avduli është tentuar të vritet për hasmëri nga shtetasi Satilno Basho, por ka qënë ndërhyrja e Festim Lelaj që ka ndihmuar Avdulin nga kjo ngjarje kriminale.

Si e shpëtoi Avdulin nga vrasja Festim Lelaj
Sipas vendimit të Gjykatës së Lartë në datë 25 shkurt 2007, rreth orës 18:30 i pandehuri Satilno Basho me një maskë në kokë, i armatosur me një pistoletë, ka shkuar tek lokali i të dëmtuarit Renaldo Avduli, lokal të cilin ai e kishte marrë me qira dhe ku punonte edhe vetë.

Në kohën kur ka hyrë i pandehuri në lokal kanë qenë shtetasit Thoma Hudhra, Aurel Batalli, Muhamet Hunda, Robert Marku. I pandehuri Satilno Basho ka hyrë me një maskë të zezë në kokë, në duar kishte veshur doreza dhe ka pasur pistoletën të drejtuar nga shtetasi Renaldo Avduli, i cili ka qenë duke hyrë tek banaku. Menjëherë i pandehuri ka goditur në drejtim të shtetasit Renaldo Avduli.

Pas goditjes së parë shtetasi Thoma Hudhra, i është hedhur të pandehurit duke e rrëzuar në tokë. Ndërkohë është afruar edhe shtetasi Aurel Batalli, i cili i ka paralizuar dorën duke u përpjekur që t`i hiqte nga dora pistoletën. Në përpjekje e sipër pistoleta ka shkrepur edhe një herë pa shkaktuar dëme. Nga jashtë lokalit ka ardhur shtetasi Festim Lelaj, i cili ka marrë armën e zjarrit, dhe ka ndihmuar shtetasin Renaldo Avduli, duke e shoqëruar për në spital me një automjet të rastit.

Shtetasit e tjerë të pranishëm në lokal kanë mbajtur të paralizuar të pandehurin derisa kanë ardhur forcat e policisë që kanë kryer shoqërimin e tij për në Komisariat. Ka rezultuar nga akti i ekspertimit mjeko-ligjor se i dëmtuari Renaldo Avduli ka pësuar dëmtime, të cilat kanë qenë të rrezikshme për jetën në momentin e shkaktimit. Për këtë ngjarje “Shqiptarja.com” mëson se Satilno Basha është dënuar me 8 vite burg nga Gjykata e Lartë./Shqiptarja.com/

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY