Vrasja e studentit shqiptar në SHBA, prindërit kanë një apel

Vrasja e studentit shqiptar në SHBA, prindërit kanë një apel

407
0
Shares

Një tragjedi e rëndë ka goditur familjen Mukaj në Tirane, ku para disa ditësh djali i tyre Merlos Mukaj 21 vjeҫ, student në Filadelfia të SHBA është vrarë në një mënyrë tragjike në rrugë nga Joseph Howanski, 24 vjeç.
Të kontaktuar nga dritare.net, prindërit e 21-vjeҫarit Shpëtim dhe Mimoza Mukaj, duke marrë shkas nga disa media që kanë shkruar se familja kërkon ndihmë financiare për të sjellë trupin e tij në Shqipëri, luten të mos shpërndahen lajme të tilla të pavërteta, sepse sipas tyre kjo është fyese, e rwendwe dhe po i vret ata për së dyti.
E vetmja gjë që kërkojnë familjarët, është drejtësia për atë që e vrau pabesisht djalin e tyre i cili ishte student i shkëlqyer në Filadelfia.
Shpëtimi dhe Mimoza kanë deklaruar për Dritare.net, se trupi i djalit të tyre do të mbërrijë në Shqipëri pas dy ditësh, dhe do të prehet përgjithmonë në qytetin e tij të lindjes, Tiranë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY