SHBA, ekonomia shqiptare temë bashkëbisedimi në universitetin ‘George Washington’, Kryemadhi flet për...

SHBA, ekonomia shqiptare temë bashkëbisedimi në universitetin ‘George Washington’, Kryemadhi flet për udhëkryqet shqiptare

83
0
Shares

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ndodhet në Uashington, ku ka qenë e ftuar nga “The George Washington University” për të marrë pjesë në një bashkëbisedim me bordin drejtues të këtij universiteti. Aty u diskutua mbi udhëkryqin në të cilin ndodhet ekonomia shqiptare, papunësinë kritike të të rinjve në Shqipëri, por edhe për rëndësinë e cilësisë së arsimit të lartë për përfshirjen dhe integrimin e të rinjve në tregun e punës.

Kryemadhi theksoi që në fillim të ligjëratës së saj se këto probleme të thella dhe me zgjidhje pa vizion në Shqipëri kanë ardhur për shkak të përjashtimit të botës universitare dhe akademike nga vendimarrja politike dhe ka ardhur koha që kësaj dukurie shumë negative dhe me pasoja të rënda shumëvjeçare t’i jepet fund. “Empirizmi dhe zgjidhjet e ditës vetëm riciklojnë e thellojnë krizën e zhvillimit ekonomik”, nënvizoi ajo.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY