Presidenti i KE Junker: Më parë të shohim progresin, pastaj çeljen e...

Presidenti i KE Junker: Më parë të shohim progresin, pastaj çeljen e negociatave

87
0
Shares

Kryeministri Edi Rama ka dalë në konferencë për shtyp me Presidentin e Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker ku kanë folur sërish për hapjen e negociatave të Shqipërisë.
Juncker deklaroi se rekomandimi për hapjen e negociatave me Shqipërinë do të vijë vetëm nëse do të ketë progres në 6 muajt e ardhshëm.
“Folëm për progresin që Shqipëria ka bërë. Jemi të lumtur me atë që po ndodh në Shqipëri. Kam besim se këto muaj do vijojnë reformat. Dua që Shqipëria të anëtarësohet në BE, por tani jemi në pikën kur mund të propozojmë hapjen e negociatave. Nëse gjërat ecin në 6 muajt në vazhdim, do të kemi një rekomandim për hapjen e negociatave”.
Presidenti i KE-së, gjithashtu theksoi se vitin tjetër do të vizitojë Shqipërinë.
Ndërsa kryeministri Edi Rama tha se muajt e ardhshëm do të jenë thelbësorë për të pasur mundësinë për të hyrë në një fazë të re.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY