Përkujtohet 105-Vjetori i Forcave të Armatosura, Meta: FOTO/ Mirënjohje për djemtë tanë...

Përkujtohet 105-Vjetori i Forcave të Armatosura, Meta: FOTO/ Mirënjohje për djemtë tanë që rrezikojnë jetën për komunitetin

63
0
Shares

Në një aktivitet të Ministrisë së Mbrojtjes që është zhvilluar sot në sheshin “Nënë Tereza” në Tiranë, u përkujtua 105-Vjetori i Themelimit të Forcave të Armatosura të Shqipërisë. Në këtë ceremoni ishin ftuar ambasadorë, gjeneralë, atashe ushtarakë etj…

Në fjalën e tij Presidenti i Republikës Ilir Meta, si Komandant i Përgjithshëm i FA shprehu vlerësimin dhe mirënjohjen maksimale për Forcat e Armatosura. “FA treguan edhe njëherë gjatë situatës së përmbytjeve në vend se roli i tyre në shërbim të komunitetit duke rrezikuar jetën tregon respekt, mirënjohje, vëmendje të veçantë”, tha Meta.

Kreu i shteti shprehur një mirënjohje të veçantë për trupat tona që shërbejnë jashtë vendit, në Afganistan, Bosnje, Mali… “Sot dua të shpreh mirënjohje edhe për të gjitha vendet aleate mike që mbështetën anëtarësimin  e Shqipërisë në NATO”, u shpreh Presidenti.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY