Mashtrimi me dëmshpërblimet e përmbytjeve të vitit 2015, Prokuroria nis verifikimet

Mashtrimi me dëmshpërblimet e përmbytjeve të vitit 2015, Prokuroria nis verifikimet

68
0
Shares

Prokuroria e Tiranës do të nisë verifikimet edhe për dëmshpërblimet e përmbytjeve të vitit 2015. Kjo pasi kallëzime të reja kanë ardhur nga biznese e familjarë që pretendojnë se nuk i kanë marrë ato.
Nisja e verifikimeve nga prokuroria e Tiranë për dëmet e shkaktuara gjatë përmbytjeve të bizneseve dhe banesave në datat 30 nëntor e 1 dhjetor do të shtrihet edhe në pjesën e dëmshpërblimeve.
Organi i akuzës ka marrë shumë kallëzime, ku familjarë e biznesmen pretendojnë se nuk janë dëmshpërblyer në vlerën reale për përmbytjet e vitit 2015. Në këto rrethana, thekson prokuroria bashkë me denoncimin , personave të prekur do ti kërkohet edhe një deklaratë shtesë për dëmin e shkaktuar nga reshjet e shiut.
Të njëjtën rrugë janë duke ndjekur edhe prokuroritë e rretheve, Krujë, Vlorë e Fier, ku janë dëmtuar shumë banesa dhe të mbjella bujqësore në bujqësi, ku si rezultat u përmbytën 10 622 ha.
Gjithashtu, organi i akuzës thekson se ka nisur verifikimet për kompanitë përgjegjëse të, cilat kishin si detyre mbajtjen hapur të kolektorëve të shkarkimit e po kështu të asistonin me mjetet e tyre gjatë situatës së reshjeve të shiut.
Në denoncimet e personave të prekur, pretendohet se përmbytjet kanë ardhur si rezultat i mos funksionimit të kanaleve kulluese, detyre që i takon firmave nënkontraktore. Ditën e hënë Komitetit i Koordinimeve të Emergjencave Civile theksoi se rreth 4700 banesa u përmbytën dhe 40 biznese u dëmtuan.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY