Thirrje për dëmshpërblime, Basha: Spektakolare s’është përmbytja, por braktisja e banorëve dhe...

Thirrje për dëmshpërblime, Basha: Spektakolare s’është përmbytja, por braktisja e banorëve dhe propaganda e Edi Ramës

79
0
Shares

Postimi i mëngjesit të sotëm i kryeministrit Edi Rama, ku fliste për pamje spektakolare në Seman, duket se është baza e një reagimi të ashpër të kryedemokratit Lulzim Basha në Fecabook. Basha shkruan se “nuk ka asgjë spektakolare në Darzezë, në Ferras e në shumë fshatra të tjera të Fierit”.

Sipas kreut të PD në Dërmenas dhe në zona të tjera balta ka mbuluar dhjetëra shtëpi e ka shkaktuar dëme të rënda materiale. “Asgjë spektakolare nuk ka në Novoselë e në zona të tjera të Vlorës ku, si pasojë e përmbytjeve, ka mungesa bazike, nga ushqimet tek dritat dhe uji. Asgjë spektakolare nuk ka në Fushë-Krujë, në Bilaj, në fshatin Hasan dhe lagje të tjera, ku uji dhe balta kanë përmbytur e marrë me vete shumë pasuri dhe kursime të qytetarëve”, shprehet Basha duke theksuar nevojën emergjente për ndihma në zonat e përmbytura.

Kreu i PD e cilëosn spektakël endjen e Edi Ramës me kamera dhe gazetarë nëpër zona të përmbytura, për të reklamuar investimet e qeverisë së tij, ndërsa banorët presin ushqim, ujë e strehim. “Po, ka dy gjëra spektakolare! Spektakolare është përpjekja për ta nxjerrë këtë fatkeqësi në media e në ekrane si sukses qeveritar! Spektakolare është braktisja e qytetarëve nga qeveria dhe lënia nën mëshirë të fatit pas asnjë ndihmë!’, thotë ai.

Më tej kryeopozitari Basha thekson se kryeministri Rama duhet t’i dëmshpërblejë banorët e zonave të pëmbytura e të shkëputet nga propaganda. “Edi Rama duhet ta lërë propagandën e t’u zgjidhë hallet mijëra familjeve, që janë prej tre ditësh pa ujë, pa ushqime e drita! Edi Rama duhet t’i dëmshpërblejë për humbjet e pallogaritshme që kanë pësuar, pasi dimri është i gjatë dhe i papërballueshëm në këto kushte”, nënvizon kreu i PD-së.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY