PËRMBYTJET/ Lihen mënjanë ndasitë, Serbia dhe Mali i Zi i ofrojnë ndihmë...

PËRMBYTJET/ Lihen mënjanë ndasitë, Serbia dhe Mali i Zi i ofrojnë ndihmë Shqipërisë

66
0
Shares

Ndihmat e para për Shqipërinë, që po përballet me përmbytje të rënda erdhën nga Kosova, por ditën e sotme edhe Mali i Zi me Serbinë kanë ofruar mbështetjen e tyre për përballimin e kësaj situate.

Mali i Zi ka shprehur keqardhje dhe gatishmëri për të ndihmuar Shqipërinë në përballimin e situatës. “Qeveria e Malit të Zi do ndihmojë brenda mundësive Shqipërinë nga përmbytjet. Fatkeqësitë natyrore nuk zgjedhin vendin dhe kohën dhe ne do tregojmë solidaritet me fqinjët tanë”- ka thënë presidenti malazez Dushko Markovic, shkruan ‘BW’.

Mediat serbe gjithashtu shkruajnë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç i ka ofruar ndihmë kryeministrit të Shqipërisë, pas përmbytjeve. Në njoftimin e Presidencës së Serbisë thuhet se Vuçiç ka shprehur keqardhje për shkak të përmbytjeve dhe se Serbia është e gatshme t’i ofrojë ndihmë teknike Shqipërisë në parandalimin e pasojave më të mëdha nga kjo katastrofë humanitare. Mediat serbe shkruajnë se si pasojë e reshjeve në Shqipëri janë përmbytur 3334 shtëpi, 3016 hektarë tokë bujqësore, ndërsa 23 mijë njerëz janë pa energji elektrike.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY