FOTO GALERI/ Osumi nuk kursen as Poliçanin, përmbyten disa fshatra

FOTO GALERI/ Osumi nuk kursen as Poliçanin, përmbyten disa fshatra

238
0
Shares

Lumi Osum me vërshimin e tij gjatë dy ditëve të fundit ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në zonën e Poliçanit, ku janë përmbytur rreth 31 hektarë tokë. Fshatrat  e prekura nga përmbytjet janë Mbrakull, Fushë-Peshtan, Bregas, Vodicë, prej të cilave 25 hektarë tokë gjendjen ende nën ujë. Prurjet e dendura të lumit kanë shkaktuar përmbytje në stacionin e pompimit të fshatit Mbrakull, duke e dëmtuar dhe nxjerrë jashtë funksionit. Ndërkohë situata është problematike në fshatrat Fushë-Peshtan dhe Tozhar, pasi janë dëmtuar tërësisht urat pasarel që lidhin fshatrat me pjesën tjetër.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY