Rama ka versionin e tij pse ndodhi përmbytja në autostradë

Rama ka versionin e tij pse ndodhi përmbytja në autostradë

230
0
Shares

Kryeministri Edi Rama tha sot se akuzat për përmbytjen e autostradës janë qesharake pasi ajo nuk u përmbyt nga uëjrat e hapura të liqenit të Kasharit dhe Bovillës. Sipas tij ky liqen është nën kuotë.

“Është e papranueshme që të ndërtohet një gënjeshtër politike se me demek u hap Bovilla, apo Liqeni i Kasharit, që është akoma 3 metra nën kuotë”, tha Rama.  “Ajo përmbytje ka disa shkaqe të tjera dhe mbështes ministrin e Brendshëm. Ne do t’i shkojmë deri në fund, aty është ndërhyrë drejtpërdrejtë në rrjetin e shkarkimeve, duke ndërtuar pa leje dhe improvizuar shkarkime që sjellin këto pasoja. Nuk do të falim asnjë përgjegjës për atë situatë. Do t’i shkojmë deri në fund”, tha kryeministri  gjatë mbledhjes së shtabit të emergjencës.

Image may contain: outdoor, nature and water

Kryeministri kërkoi nga qytetarët që të tregohen të vëmendshëm nga paralajmërimet EC, ushtrisë e policisë, ndërsa për autoritetet tha se vëmendje kërkoi tek situata në rrjedhën e Vjosës.

Image may contain: sky and outdoor

Image may contain: sky, car and outdoor

Rama falenderoi edhe njëherë Lulzim Bashën për mirëkuptimin, por edhe për qëndrimin e mbajtur gjatë ditës së premte për përmbytjet.

No automatic alt text available.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY