VIDEO/ Greqi, trafiku i 1.6 ton drogë, si u qëllua skafisti shqiptar...

VIDEO/ Greqi, trafiku i 1.6 ton drogë, si u qëllua skafisti shqiptar dhe shenjat e plumbave në gomone

373
0
Shares

Mediat greke i kanë kushtuar një rëndësi të veçantë operacionit të policisë ku u sekuestruan 1.6 ton kanabis dhe u arrestuan 11 persona, mes tyre 6 shqiptarë.
“SKAI.gr” publikon pamje të tjera të skafit që u qëllua me snajper gjatë operacionit, që u plagos edhe shqiptari Alban Baxheri. Në skaf duken shenjat që kanë lënë plumbat e snajperëve, pasi nuk iu bindën urdhrit për të ndaluar.
Ndërkohë që janë zbuluar edhe emrat e shqiptarëve të kapur në Greqi, si pjesë e grupit kriminal që transportonte drogë. E ndërsa emri i Alban Baxherit, doli pak ditë më parë sot janë publikuar edhe emrat e Ervis Caushit nga Përmeti, Emiljano Kolës nga Vlora si dhe një person tjetër nga Përmeti me inicialet B. K.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY