Në Breshia goditet grupi i trafikantëve të kokainës holandeze dhe marijuanës shqiptare,...

Në Breshia goditet grupi i trafikantëve të kokainës holandeze dhe marijuanës shqiptare, në pranga 12 shqiptarë e 8 italianë

87
0
Shares
Foto Ilustruese

Një tjetër operacion i rëndësishëm policor është kryer në Itali kundër trafikut të drogës. Në aksionin që u zhvillua në qytetin e Breshias u sekuestruan tonelata me marijuanë dhe dhjetëra kilogramë kokainë që vinin nga jashtë Italisë. Operacioni ishte finalizimi me sukses i hetimeve që zgjatën disa muaj, ndërsa karabinierët të koordinuar nga Prokuroria e Breshias zbatuan 20 urdhër-arreste, mes të cilëve 16 u kapën ndërsa të tjerët janë ende të arratisur. Policia ka arrestuar 12 shtetas shqiptarë dhe 8 italianë. Mësohet se kjo organizatë kriminale importonte kokainë nga Holanda dhe marijuanë nga Shqipëria nëpërmjet kanaleve dhe mekanizmave të ndryshëm që nga fundi i vitit 2016. Në pranga përfunduan korrierë e tregtarë të drogës, të cilët nga Holanda sillnin në Itali disa kilogramë kokainë në çdo udhëtim. Autoritetet italiane kanë arritur të zbulojnë se si droga vinte nga veriu i Europës në Breshia me aeroplan, më pas ngarkohej nëpër automjete, madje edhe në kasetefonin e makinave. Pasi mbërrinte në Breshia furnizonte të gjithë tregun. Ndërsa për marijuanën, “QuiBrescia.it” shkruan se vinte nga Shqipëria nëpërmjet skafistëve. “Niseshin me gomonet plot dhe mbërrinin në Kalabri, nga ku korrierët e çonin drogën deri në veri të Italisë”, shkruan media italiane, duke theksuar rolin e rëndësishëm të shqiptarëve brenda organizatës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY